Bie korenti në pishinën e resortit në Turqi, të paktën 5 të vdekur

Publikuar tek: bota, më 17:26 23-06-2017 Bie korenti në pishinën e resortit në Turqi, të paktën 5 të vdekur

Tre fëmijë janë mes pesë viktimave që kanë humbur jetën si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike në pishinën e një resorti në Turqi.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin Akyazi, në veri-perëndim të Turqisë. Mes viktimave është edhe roja i pishinës i cili është hedhur në ujë për të shpëtuar fëmijët. Të pestë u dërguan me urgjencë në spital por kanë ndërruar jetë rrugës.

Autoritetet turke kanë nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes së rëndë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pamje të frikshme, adoleshenti merr plagë të rënda në duar por s'do ta besoni çfarë iu ndodh gishtave të tij
Vëndet arabe bëhen bashkë, të mbyllet Al Jazera »
Article Logic
Execution time: 0.011840105056763
array(1) { ["section"]=> string(71) "bie-korenti-ne-pishinen-e-resortit-ne-turqi-te-pakten-5-te-vdekur-83593" }