Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Plagosi Eljon Haton, ish-komando Merviol Bilo ia hedh pa asnjë ditë burg, dënimi i konvertohet në shërbim prove

Shkruar nga Newsbomb
Plagosi Eljon Haton, ish-komando Merviol Bilo ia hedh pa asnjë ditë

Gjykata e Tiranës ka shpallur ditën e sotme vendimin për ish-komandon Meviol Bilon.

Bilo është cilësuar fajtor për plagosjen e Eljon Hatos, ngjarje e ndodhur në 2018 në zonën e ish-Bllokut.

Gjykata ka marrë vendimin dhe ka dënuar me 7 vite burg për plagosje dhe armëmbajtje paleje Meviol Bilon, ndërsa ka rënë akuza për vrasje.

Por ish komandoja nuk do të shkojë në burg, pasi dënimi iu konvertua ne 4 vite e 8 muaj shërbim prove. Gjatë gjykimit, avokati Alban Bengasi arriti të bindte gjykatën se Bilo reagoi me armë për shkak se i rrezikohej jeta.

Kujtojmë që ngjarja ka ndodhur në 2018 ku në zonën e ish-Bllokut humbi jetën një person dhe mbetën të plagosur dy të tjerë.

Bilo ishte edhe truproja i këngëtares Elvana Gjata dhe ka ndërhyrë në konfliktin mes Ervin Martinajt, i dashuri i këngëtares dhe viktimës Fabian Gaxha.

Në ngjarje mbeti i vrarë Fabiol Gaxhës dhe të plagosur Ervis Martinajt dhe Eljon Hatos.

Kush ishte Meviol Bilo?

Meviol Bilo apo sic e therrasin kolegët e tij Joli, i dekoruar dhe vlerësuar me nota maksimale disa herë nga shteti shqiptar e aleatet si dhe nga SHBA-ja për një mision sekret në vitin 1998 në zonën mes Malit të Zi dhe Kosovës për marrjen e CD-ve të avionit vëzhgues të rënë në këtë zonë malore!

Është njëri nga 30 themeluesit e Forcave Speciale Shqiptare i cili ka marrë pjesë në misione paqeruajtëse në Republiken e Chadit në Afrikë, Irak e Afganistan! I stërvitur nga forcat speciale amerikane “Green Berrets” dhe më pas pjesë e një kompanie luftarake shqiptare “Eagle” 1,2,3 e vazhdim krah forcave speciale amerikane e britanike në zona të nxehta të luftimeve në Afganistan, ku në një nga këto misione humbi jetën edhe oficeri Feti Vogli! Sipas burimeve nga Ushtria, Meviol Bilo është specialist xhenio, zhytje, qitje, etj dhe ka qenë pjesëtar i kompanisë së parë antiterrorr në Forcat e Armatosura! Përshkruhet si djalë punëtor, i përkushtuar, i drejtë dhe shumë i qetë! I pa skeduar ndonjëherë nga Policia!

Kujtojmë se Mevjol Bilo , baba i dy fëmijëve, punonte edhe si truprojë pas orarit të punës.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll