Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
42 %
1.5kmh
0 %
Hën
37 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
34 °
Pre
33 °
E hënë, 2 Gusht, 2021

Biden vendos të mos i tërheqë trupat ushtarake nga Gjermania, reagon Merkel

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

7336a4e77a4f99643acc5b691e85b506 scaled

Qeveria gjermane e ka mirëpritur sot vendimin e presidentit amerikan, Joe Biden, që të ndalë tërheqjen e trupave amerikane nga Gjermania, duke thënë se vendosja e këtyre trupave në shtetin gjerman është në interesin e përbashkët të dy vendeve.

Vitin e kaluar, Donald Trump njoftoi se do të tërheqë rreth 9,500 trupa amerikane nga 34,500 sa janë gjithsej në Gjermani, por tërheqja e tyre nuk ndodhi.

Më 4 shkurt, Biden tha se plani për tërheqjen e trupave do të ndalohej derisa Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, të rishikonte praninë e trupave amerikane në mbarë botën.

“Qeveria gjermane e mirëpret këtë njoftim”, tha Steffen Seibert, zëdhënës i kancelares gjermane, Angela Merkel. Ai tha se “ne do të vazhdojmë të jemi në kontakt me administratën e re amerikane për të parë planet e saj të mëtejme”.

Më shumë

spot_img
spot_img