Hapësire reklamuese

Bota

Biden urdhëron vaksinimin e punonjësve federalë kundër Covid-19

Shkruar nga Newsbomb
Biden urdhëron vaksinimin e punonjësve federalë kundër

Presidenti amerikan Joe Biden do të nënshkruajë sot urdhra ekzekutivë duke kërkuar që shumica e  punonjësve federalë dhe kontraktorët qeveritarë të vaksinohen kundër Covid-19.

Sipas këtij urdhëri punonjësit e administratës nuk do të kenë mundësinë për të bërë më testime të shpejta të koronavirusit.

Urdhëri i tij vjen në një kohë kur rastet e reja vijojnë të rriten, por edhe varianti Delta vazhdon të përhapet shumë shpejt.  

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki u shpreh se sot pritet që Biden të dalë në një konferencë dhe të flasë për planet e reja për të vaksinuar më shumë njerëz, me qëllim për të ulur numrin e infeksioneve dhe duke mbajtur shkollat ​​të hapura.

Pak më shumë se 53% e amerikanëve janë plotësisht të vaksinuar, përfshirë pothuajse dy të tretat e popullsisë së rritur, sipas të dhënave të CDC.Deri më tani 651,000 qytetarëve amerikanë kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me Covid-19.

Sondazh

Poll