Tirana
few clouds
10.3 ° C
10.3 °
10.3 °
66 %
2kmh
20 %
Enj
19 °
Pre
20 °
Sht
17 °
Die
21 °
Hën
22 °
E enjte, 13 Maj, 2021
spot_img

Biden “tërheq premtimin” për refugjatët, shifrat shënojnë nivelin më të ulët të pranimit nga SHBA

spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti amerikan Joe Biden me të marrë detyrën premtoi se rritja e emigrantëve të huaj në SHBA do të arrinte një nivel të lartë të të pranuarve, por e kundërta ka ndodhur, pasi kjo shifër ka shënuar rekordin e nivelit më të ulët.

Biden nënshkroi ditën e djeshme një urdhër, i cili kufizonte numrin e refugjatëve që do të pranohen në SHBA. Por ky veprim i Biden shkaktoi zemërimin e aktivistëve për të drejtat e refugjatëve dhe të disa ligjvënësve të Partisë Demokratike, pasi Kreu i Shtëpisë së Bardhë kishte premtuar që këtë shifër do ta rriste në 62.500 brenda një viti.

Më vonë Shtëpia e Bardhë tha në një deklaratë se presidenti amerikan do të caktojë në maj një prag të ri dhe përfundimtar të numrit të refugjatëve që do të pranohen gjatë pjesës së mbetur të vitit.

Raportet thonë se Biden është i shqetësuar për lejimin e më shumë njerëzve mes një fluksi rekord në kufirin SHBA-Meksikë.

Shifrat tregojnë se ka më shumë se 80 milion refugjatë në të gjithë botën, me 85% të tyre të pranuar nga vendet në zhvillim.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img