Tirana
few clouds
10.3 ° C
10.3 °
10.3 °
66 %
2kmh
20 %
Enj
19 °
Pre
20 °
Sht
17 °
Die
21 °
Hën
22 °
E enjte, 13 Maj, 2021
spot_img

Biden shpall kërcënimin e Rusisë “emergjencë kombëtare”, i vendos sanksione më të ashpra

spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti amerikan Joe Biden nënshkroi të enjten një urdhër ekzekutiv që shpall një “emergjencë kombëtare”, kërcënimin nga Rusia, ndërsa administrata e tij ashpërsoi sanksionet e reja ndaj Rusisë.

Departamenti i Shtetit të SHBA tha se po dëbon 10 zyrtarë nga misioni dypalësh i Rusisë.

“Sanksionet gjithashtu kanë për qëllim hakmarrjen për ndërhyrjen e pretenduar gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020”, tha sekretari i shtetit Anthony Blinken në një deklaratë për shtyp.

Shtëpia e Bardhë gjithashtu dërgoi një letër Kongresit ku thekson se presidenti Biden ka lëshuar “një urdhër ekzekutiv që shpall një ’emergjencë kombëtare’ në lidhje me kërcënimin e pazakontë dhe të jashtëzakonshëm të sigurisë kombëtare, politikës së jashtme dhe ekonomisë së Shteteve të Bashkuara, të paraqitura nga aktivitetet e Qeverisë së Federatës Ruse “.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img