Tirana
clear sky
35.5 ° C
35.5 °
35.5 °
28 %
4.1kmh
0 %
Enj
34 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
36 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

Biden në Bruksel për samitin e NATO-s, takim “kokë më kokë” me Erdoganin, priten vendime për sigurinë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ditën e djeshme mbërriti në Bruksel për të marrë pjesë në një samit të Natos-s.

Biden do të zhvillojë takime me udhëheqësit e tjerë të aleancës gjithashtu pritet që të ketë dhe një takim privat me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Antarët e NATO-s nuk janë mbledhur që në vitin 2018 për shkak të pandemisë së Covid-19.

Pritet që në fokus të diskutimeve të jenë: tërheqja e trupave nga Afganistani, marrëdhëniet me Rusinë dhe Kinën, shpenzimet në mbrojtje e të tjera.

Përpara samitit, shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se takimi vjen “në një moment thelbësor për aleancën” dhe për “sigurinë kolektive”, si dhe paraqet një “mundësi unike” për të rinovuar lidhjet.

“Ne duhet t’u përgjigjemi shumë kërcënimeve dhe sfidave në të njëjtën kohë”, tha Stoltenberg.

Biden viziton Brukselin, pas qëndrimit në Mbretërinë e Bashkuar për një samit të grupit të vendeve më të industrializuara G7.

Më shumë

spot_img
spot_img