Hapësire reklamuese

Bota

Biden kritik ndaj Netanyahut: Ndrysho qëndrim, po humbet mbështetjen globale

Shkruar nga Newsbomb
Biden kritik ndaj Netanyahut: Ndrysho qëndrim, po humbet mbështetjen

Presidenti i SHBA, Joe Biden ka deklaruar së fundimi se Izraeli po humbet mbështetjen globale. Për këtë arsye Benjamin Netanyahu duhet të ndryshojë qëndi ndaj bombardimit në Gaza. Kjo është hera e parë që Biden tregohet kritik ndaj Izraelit, duke ekspozuar një çarje të re në marrëdhëniet me kryeministrin Netanyahu.

Biden theksoi se Benjamin Netanyahu duhet të ndryshojë qëndrim, duke paralajmëruar se "bombardimet pa dallim" të Izraelit në Gaza rrezikojnë ta lënë vendin të izoluar.

Ai e përshkroi koalicionin e Netanyahut si "qeverinë më konservatore në historinë e Izraelit". . . [që] nuk dëshiron një zgjidhje me dy shtete”. Biden tha: "Unë mendoj se ai duhet të ndryshojë dhe me këtë qeveri, kjo qeveri në Izrael po e bën shumë të vështirë për të lëvizjen."

Vërejtjet e Bidenit, vijnë një një kohë kur donatorët në fushatën e tij të rizgjedhjes në vitin 2024, shfaqën kritiket për trajtimin e luftës së Izraelit në Gaza nga Netanyahu. Presidenti amerikan ka qenë publikisht një mbështetës i vendosur i Izraelit gjatë gjithë karrierës së tij politike, duke përfshirë përpjekjet e tij aktuale të luftës.

Më herët të martën, Netanyahu pranoi se qeveria e tij dhe administrata e Bidenit nuk ranë dakord mbi mënyrën se si duhet të drejtohet Gaza pasi të përfundojë lufta e Izraelit me Hamasin, por tha se shpresonte se ata ende mund të gjenin një marrëveshje.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese