
Presidenti amerikan Joe Biden i shqetësuar ka thënë se Izraeli ka filluar të humbasë mbështetjen në mbarë botën.
Vërejtjet e tij bazohen në shënimet në një event, ku thuhet se ka një alarm nga komunitetet ndërkombëtar për bombardimin e Gazës.
Biden nuk dha asnjë tregues se Izraeli po humbiste mbështetjen e SHBA-së për fushatën e tij ushtarake, pavarësisht shqetësimit në rritje të administratës së tij për koston e madhe në jetët e palestinezëve dhe shkatërrimin e infrastrukturës civile.
Ndër të tjera presidenti amerikan i ka kërkuar Netanyahut të forcojë qeverinë, në mënyrë që të gjejë një zgjidhje afatgjatë për konfliktin izraelito-palestinez.
Sondazh
Poll