Hapësire reklamuese

Aktualitet

Biden i dha urdhër Inteligjencës amerikane për zbulimin e origjinës së Covid-19, Kina kundërshton hetimet

Shkruar nga Newsbomb
Biden i dha urdhër Inteligjencës amerikane për zbulimin e

Kina ka denoncuar përpjekjet e SHBA për të hetuar më tej nëse Covid-19 e ka origjinën nga një laborator kinez.

Presidenti i SHBA Joe Biden ditën e djeshme u bëri thirrje zyrtarëve të inteligjencës që të dyfishojnë punën e tyre për të gjetur se si virusi u transmetua për herë të parë tek njerëzit.

Ministria e jashtme e Kinës akuzoi SHBA për "manipulim politik dhe zhvendosje faji", teksa ka hedhur poshtë akuzën se virusi mund të ketë dalë nga një laborator kinez.

Covid-19 u zbulua për herë të parë në Wuhan në fund të vitit 2019. Që nga ajo kohë, më shumë se 168 milion raste janë konfirmuar në të gjithë botën dhe rreth 3.5 milion vdekje të raportuara. Edhe pse janë bërë kërkime të shumta ende nuk dihet se nga ku e ka origjinën virusi që ka marrë jetën e miliona qytetarëve në botë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll