Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
47 %
2.1kmh
0 %
Pre
38 °
Sht
39 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
38 °
E premte, 30 Korrik, 2021

Biden “hedh poshtë” vendimin e Trump, SHBA rikthehet si donatorja kryesore e OBSH-së

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

67031fe95109287fcaece31b0dc6b41e

Disa muaj më parë ish-presidenti i SHBA Donald Trump vendosi që shteti i tij të mos e financonte më Organizatën Botërore të Shëndetësisë, pasi sipas tij OBSH kishte dalë në mbrojtje të Kinës, vend që ai e akuzonte për përhapjen e virusit.

Por ky vendim i Trump është hedhur poshtë nga presidenti i ri Joe Biden, i cili ka njoftuar se SHBA do të vazhdojë të financojë OBSH-në.

Ai i dërgoi një letër Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara António Guterres, ku i konfirmonte mbështetjen e SHBA-ve për OBSH-në në luftën kundër pandemisë.

OBSH luan një rol vendimtar në luftën e botës kundër pandemisë vdekjeprurëse COVID-19 si dhe kërcënimeve të tjera të panumërta për shëndetin global dhe sigurinë shëndetësore”, tha Biden në letër. “Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të jenë një pjesëmarrës i plotë dhe një udhëheqës global në përballjen me kërcënime të tilla dhe avancimin e shëndetit global dhe sigurisë shëndetësore”, thuhej më tej në letrën e Biden.

Më shumë

spot_img
spot_img