Hapësire reklamuese

Bota

Biden hedh poshtë propozimin e Kinës për bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë

Shkruar nga Newsbomb
Biden hedh poshtë propozimin e Kinës për bisedimet e paqes

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden, ka hedhur poshtë thirrjen e Kinës për bisedime paqeje për luftën në Ukrainë, duke thënë se nga zbatimi i saj do të përfitonte vetëm Rusia.

"Nëse Putini është duke e duartrokitur, atëherë si mund të jetë mirë?" tha Biden në një intervistë.

Përtej faktit që Biden nuk pranoi propozimin kinez prej 12 pikash ai hodhi poshtë plotësisht nocionin që Kina të negociojë paqen në luftë.

“Ideja se Kina do të negociojë rezultatin e një lufte që është një luftë krejtësisht e padrejtë për Ukrainën është thjesht jo racionale”, tha Biden.

Biden ka përmendur gjithashtu edhe mundësinë që Kina ti sigurojë Rusisë armë vdekjeprurëse, për të cilën zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar ditët e fundit.

Biden nuk ka dashur të flasë më tepër për pasojat që mund të ketë nëse Rusia merr armë nga Kina, por ka thënë gjithashtu se Pekini do të përballej me të njëjtat sanksione të rënda si çdo qeveri që ka furnizuar me armë Rusinë.

Sipas mediave të huaja Pekini nuk ka marrë ende një vendim përfundimtar por negociatat midis Kinës dhe Rusisë për çmimin dhe shtrirjen e pajisjeve janë në bisedime e sipër.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese