Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
77 %
1.5kmh
0 %
Sht
14 °
Die
19 °
Hën
14 °
Mar
12 °
Mër
10 °
E shtunë, 25 Mars, 2023

Biden do të nisë tanke drejt Ukrainës, Trump paralajmëron përshkallëzim të luftës: Pastaj do dërgojë kokat bërthamore…

Lajme të ngjashëm

Ish-presidenti Donald Trump, ka komentur vendimin e presidentit të SHBA-së, Joe Biden për të dërguar tanke në Ukrainë.

Trump e ka kritikuar këtë vendim të Bidenit duke thënë se në fillim vijnë tanket, dhe më pas kokat bërthamore.

“Në fillim vijnë tanket, pastaj kokat bërthamore. Ne duhet t’i japim fund kësaj lufte të çmendur tani. Është kaq e lehtë”, shton ai.

Vendimi i Biden për të drguar tanke në Ukrainë pasoi disa javë pas tenksioneve mes aleatëve të Ukrainës. Ai vendosi që të jepte “Ok” për tanket për të treguar se ka një front të bashkuar koalicioni.

Presidenti njoftoi zyrtarisht se Shtetet e Bashkuara po dërgojnë 31 tanke Abrams dhe pajisje të tjera ushtarake në Ukrainë.

“Sot po njoftoj se Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë 31 tanke Abrams në Ukrainë, ekuivalenti i një batalioni ukrainas,” tha Biden në Shtëpinë e Bardhë në prani të shefit të Pentagonit Lloyd Austin dhe sekretarit amerikan të shtetit Antony Blinken.

Më shumë