Tirana
few clouds
21 ° C
21 °
21 °
49 %
3.1kmh
20 %
Pre
24 °
Sht
25 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
E premte, 7 Maj, 2021
spot_img

Biblioteka shpall gjendjen e emergjencës, reagon Shehaj: Kultura nën UJË ose BETON, populli nuk duhet të gëzojë dije

spot_img

Lajme të ngjashëm

248ad72bc6595e8068a5cbf999f46083

Biblioteka Kombëtare ka shpallur ditën e sotme gjendjen e emergjencës pas përmbytjes së 12 mijë materialeve nga reshjet e dendura të shiut, teksa një reagim ka ardhur nga deputeti demokrat Agron Shehaj.

Sipas Shehajt kultura po mbulohet nga uji dhe betoni, duke kujtuar kështu edhe rastin e Teatrit Kombëtar përveç skandalit me Bibliotekën.

Demokrati ka vijuar me akuza ndaj qeverisë, ndërsa ka shkruar se për ta populli nuk duhet të gëzojë dije e informacion.

POSTIMI:

Të dashur miq, 
Biblioteka Kombëtare e Shtetit Shqiptar ka shpallur emergjencën për dy orë stuhi, sepse librat, kjo pasuri e rrallë, janë lënë në mëshirë të fatit! Biblioteka mbushet me ujin që sheshi i çmimeve ndërkombëtare nuk di të mbajë, dhe ja rezultati!
Arroganca dhe lakmia e pushtetit e zhduk kulturën, e përmbytur nën ujë ose e mbuluar me beton, si në rastin e Teatrit. 
Për këto individë, rëndësi ka që të fitojnë sa më shumë. Populli nuk duhet të gëzojë dije, informacion dhe pavarësi në mendim.
Ky makth nuk do të zgjasë edhe shumë. Këtë vend do ta bëjnë ata që e duan.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img