Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
61 %
1kmh
0 %
Mar
39 °
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
39 °
Sht
40 °
E martë, 27 Korrik, 2021

Biblioteka në Tiranë merr emrin e Moikom Zeqos, do t’i dhurohen 100 libra nga fondi personal i akademikut

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

ad3d7e24de611875c1504d8bbbcf33c3

Një biblioteke në Tiranë i është vendosur emri i shkrimtarit Moikom Zeqo, 8 muaj pas ndarjes nga jeta të akademikut të njohur.

Bashkëshortja e tij Lida Mirja u shpreh se është emocionuar shumë kur ka parë emrin e bashkëshortit të ndjerë të gdhendur në hyrje të bibliotekës.

“Jam emocionuar shumë kur pashë shkrimin, “Biblioteka Moikom Zeqo”. Jam pa fjalë, është vërtet prekëse”, u shpreh ajo.

Nga fondi i Moikom Zeqos kësaj biblioteke do t’i dhurohen 100 libra, ndërsa shton se Instituti Moikom Zeqo i themeluar nga i biri do të jetë një nyje lidhëse me brezin e ri.

“Do sjellim rreth 100 libra në këtë bibliotekë dhe çdo gjë që do të kemi mundësi sepse edhe ai vetë do ta dëshironte këtë gjë”, tha Mirja.

Kujtojmë se Moikom Zeqo u nda nga jeta në moshën 71 vjeçare pasi humbi betejën me një sëmundje të rëndë nga e cila vunate prej vitesh.

Më shumë

spot_img
spot_img