Tirana
clear sky
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
86 %
0kmh
0 %
Hën
12 °
Mar
12 °
Mër
14 °
Enj
14 °
Pre
14 °
E hënë, 28 Nëntor, 2022

Bevis Shehaj shkarkohet në vetting, pasuritë e mëdha të prindërve “i djegin” karrierën gjyqtarit të Vlorës

spot_img

Lajme të ngjashëm

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, shpalli të mërkurën vendimin për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Gjykatës Administrative të Vlorës, Bevis Shehaj. Kryesuesja e trupës, Valbona Sanxhaktari sqaroi para shpalljes së vendimit se gjyqtarit Shehaj i ishte dhënë përgjigje më parë për një kërkesë të tij për përfshirjen e të ardhurave të motrës në analizën financiare, ndërsa është rrëzuar një kërkesë tjetër për administrimin e të dhënave nga një kompani celulare.

Në vijim, Sanxhaktari njoftoi se vendimi për shkarkimin e Shehajt është marrë me shumicë votash. Pas shpalljes së vendimit, familjarët e gjyqtarit Shehaj të pranishëm në sallë e kundërshtuan me tone të larta vendimarrjen.

Gjyqtari Bevis Shehaj u përball gjatë dy seancave dëgjimore me konstatimet e Komisionit për vendime të marra në cenim të procesit të rregullt ligjor apo në kushtet e konfliktit të interesit nga gjyqtari Bevis Shehaj. Po ashtu, ai dha shpjegime për çështje të tjera të gjykuara prej tij të denoncuara nga publiku.

Shehaj dha shpjegime dhe për një denoncim për kontakt të papërshtatshëm me xhaxhanë e tij të ndaluar në Itali për mbajtje të lëndëve narkotike. Në seancë u konstatuan gjithashtu balanca negative në vlera të mëdha për pasuritë e krijuara prej prindërve të subjektit, përpara se ky i fundit të emërohej si gjyqtar.

Gjyqtari Bevis Shehaj pretendoi se procesi ishte tendencioz dhe kërkoi konfirmimin në detyrë.

Procesi i vetingut për gjyqtarin Bevis Shehaj u krye nga trupa e KPK-së e kryesuar nga Valbona Sanxhaktari, me relator Olsi Komicin dhe anëtare Xhensila Pinen. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar është Tonci Petkovic.

Më shumë




spot_img








spot_img