Hapësire reklamuese

Politikë

Betonizimi i kompleks “Dajti”, Malltezi: SPAK të arrestojë Ramën siç bëri me Berishën

Shkruar nga Newsbomb
Betonizimi i kompleks “Dajti”, Malltezi: SPAK të arrestojë

Jamarbër Malltezi ka reaguar për anullimin e projektit për ‘Kompleksin Dajti’ në të cilin tashmë do të ndërtohet një pallat 41-katësh.

Me një postim në llogarinë e tij në Facebook, Malltezi ironizon dhe i bën thirrje SPAK-ut të burgosë kryeministrin Rama për firmën e dhënë në mënyrë të jashtëligjshme. Dhëndri i Sali Berishës risjell në pah vetë dëklarimin e SPAK se ‘ndërrimi i destinacionit nga sportiv në banim, lë dyshim për korrupsion’.

Ai kërkon të veprohet në mënyrë të njëjtë me Ramën, ashtu siç po veprohet ndaj Sali Berishës i cili akuzohet për aferën koruptive të ‘Kompleksit Partizani’.

-Reagimi i Malltezit-

Kompleksi Sportiv Dajti po kthehet në gradaçelë! Urgjent Sssskape! si “i pavarur”, “konseguent” dhe “i besueshëm” që është, do duhet të burgosë Edi Ramën me urgjencë se po e përsërit veprën penale! Sssskape! ka shkruar vetë se ndërrimi i destinacionit nga sportiv në banim lë dyshim për korrupsion saqë edhe kur ndryshimin e firmos Edi Rama prapë “Fajin e ka Saliu!” & sssskape! Ka kerkuar arrest per Berishen per firmen e Edi Rames! Edi Rama ka visual pervec 10 ndryshimeve te destinacionit ne 2006, me shume te tjera ne 2008 dhe tani po kthen ndertim edhe zonen e Parket te Madh te Tiranes dhe zonat sportive te mbetura ne gradacela! Ku Jane ata mender “heronjtë” imagjinarë të fëmijëve imagjinarë të asaj beqares?

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese