Hapësire reklamuese

Aktualitet

Betonierja "sfidon" urdhrin e Erion Veliaj, merr përpara makinën në orën e ndaluar

Shkruar nga Newsbomb
Betonierja "sfidon" urdhrin e Erion Veliaj, merr përpara
Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Tiranë, ku një mjet i tonazhit të rëndë ka marrë përpara një makinë. Edhe përse lëvizja e betoniereve dhe mjeteve të tjera mbi 3.5 ton është e ndaluar gjatë ditës, kamioni ka dalë në punë dhe ka shkaktuar dhe aksident. Nuk dihet nëse nga ngjarja ka persona të ndaluar, por siç raportohet, betonierja e ka marrë përpara makinën dhe përplasja ka qenë në anën e shoferit. Ky aksident dhe dalja në qarkullim e kësaj betoniere vjen në një orar kur lëvizja është e ndaluar, të paktën sipas atyre që ka deklaruar vetë i pari i kryeqytetit, Erion Veliaj. Nga ora 07.00 deri në orën 20.00, betonieret, fadromat dhe të gjitha mjetet e tjera e kanë të ndaluar punën dhe lëvizjen. Në një periudhë, në terren doli dhe Policia Rrugore e Tiranës e cila nisi vendosjen e masave administrative ndaj drejtuesve të këtyre mjeteve, për qarkullim në rrugët e kryeqytetit jashtë orarit të lejuar.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese