Tirana
overcast clouds
34.5 ° C
34.5 °
34.5 °
23 %
3.6kmh
90 %
Enj
34 °
Pre
32 °
Sht
35 °
Die
38 °
Hën
39 °
E enjte, 5 Gusht, 2021

Betoniere dhe makina të rënda nga Hamallaj deri në Sarandë, qeveria u jep dritën jeshile për ndërtim kompanive që do ngrenë hotelet e reja në bregdet (PËRFITUESIT)

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Askush nuk duhet të “hutohet” kur të shohë betonieret të mbërrijnë përgjatë vijës bregdetare dhe të derdhin beton. Objektet që do të ndërtohen në rivierë, janë të gjitha me leje të dhëna nga KKT e cila ka shqyrtuar me dhjetëra kërkesa të bizneseve për ndërtime hotelesh, baresh, restorantesh pishinash nga Hamallaj deri në Sarandë, raporton newsbomb.al.

Në fshatin Gjilekë në Dhërmi, u miratua ndërtimi në funksion të resortit “White Rocks Resort” një kompleks vilash për të cilat është folur shumë edhe në media për shkak të konflikteve. Eurocol shpk, sipas të dhënave të bëra publike, ka marrë përsipër ndërtimin e bar-restorantit, pishinës dhe një pontili në funksion të resortit.

Ndërsa shoqëria  “Coast to Coast shpk” ka marrë leje për ndërtimin e “Drymades Villas” që do të shtohen si godina në Bashkinë e Himarës. Dhe këto, janë ndërtime tërësisht të reja.

Në Palasë, Dhërmi, subjekti “Gjikuria shpk” ka marrë përsipër të ndërtojë një tjetër objekt, “White Wave hotel Design”, ndërkohë që e njëjta firmë, është zgjeruar së tepërmi në Bashkinë e Himarës, raporton newsbomb.al.

“Altea Invest” shpk ka marrë lejen për ndërtimin e një objekti me funksion Hotelerie, por nuk specifikohet sa kate do të jetë objekti. Hotel dhe Shërbime është lejuar të ndërtohet edhe në Livadhë nga një investitor privat, Sokol Masha.

Shërbime hotelerie 1 dhe 4 kate me një kat nën tokë, do të ndërtojë edhe Hito Lala në Borsh të Himarës; ndërtimit nuk i shpëton as Jala, ku “Jala Investment” shpk, do të ndërtojë një strukturë hotelerie.

Në Gjilekë të Dhërmiut Julian Dajti do të ndërtojë një godinë bujtine me papafingo.

Ndërtimeve nuk i shpëton dot as Bashkia Durrës në vijën bregdetare. Përfiton leje ndërtimi për Resortin Turistik Lura 5, kompania “Lura shpk”; ndërkohë një tjetër kompani “FT management & Events” do të ngrejë një objekt me 4 kate dhe një kat nën tokë, që e ka klasifikuar hotel, raporton newsbomb.al.

Në Hamallaj u dha leje për “Kompleks banimi dhe rekreativ”, me zhvillues “S&D Invest” sh.a. Ndërsa Në Qerret, kompania “Bonita & Brilliant” shpk, do të ndërtojë një objekt banimi dhe shërbimi.

Screenshot 6 3
Splendid residence by “Bonita & Brilliant shpk”

Historisë së ndërtimit nuk i shpëton as Shëngjini ku kompania “Rozafa A” shpk do të ndërtojë një objekt me funksion akomodim dhe shërbime, raporton newsbomb.al.

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img