"Betohem" ka thënë Plarent Ndreca nga ulësja e tij e re në Kuvendin e Shqipëri, pasi opozita arriti dhe në këtë seancë parlamentare të sesionit të parë të mos lejonte zhvillimin normal të saj. Deputetët u mblodhën në foltore dhe i frynin bilbilave.
Juristi i njohur i bashkohet "ekipit" të mazhorancës socialiste duke marrë mandatin e deputetit Arben Ahmetaj, në kushtet kur ky i fundit ndodhet në arrati prej më shumë se gjashtë muajsh dhe për rrjedhojë nuk mund ta gëzojë me postin.
[caption id="attachment_776012" align="alignnone" width="806"] Plarent Ndreca eshte deputeti me i ri i PS[/caption]
Vakanca ishte shpallur dhe këtë të hënë dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhanë "okay" që Plarent Ndreca të merrte mandatin e deputetit.
LEXO EDHE: Nis me kaos sesioni ri parlamentar, opozita bllokon foltoren dhe i bie bilbilave
Ndërkohë, në këtë seancë u votua shkarkimi nga detyra i Elva Margaritit si ministre e Kulturës dhe Ervin Metes si ministër për Ekonominë dhe Financat. E para mbetet pa post, kurse Mete do të drejtojë vetëm Financat, sepse Ekonomia kalon në një dikaster tjetër.
[caption id="attachment_776013" align="alignnone" width="1049"] Dy ministrat e rinj, Pirdeni dhe Gonxhe[/caption]
Në seancën e sotme u votua dhe dekreti i presidentit Bajram Begaj për emërimin e Blendi Gonxhes në krye të një ministrie të re, përgjegjëse për tre sektorë, për Ekonominë, Kulturën dhe Inovacionin, shkruan newsbomb.al.
Po ashtu, në seancën e sotme u votua dhe emërimi i Adea Pirdeni në krye të Ministrisë së Antikorrupsionit.
Seanca e parë plenare e këtij sesioni të ri parlamentar për vitin 2024 ka zgjatur vetëm 15 minuta dhe pas thirrjeve të vazhueshme të kryetares Lindita Nikolla, është mbyllur. Sot ishte vendosur që presidenti Bajram Begaj t'i drejtohej popullit dhe vetë deputetëve, por kjo ka dështuar për shkak të kaosit të opozitës.
Në sallë kanë qenë dhe përfaësuesit e trupit diplomatik, të cilët kanë ndjekur të gjithë situatën nga lozhat e sallës së Kuvendit të Shqipërisë.
LEXO EDHE: Diplomatët bekojnë sesionin e ri parlamentar, shkojnë në Kuvend
Lexo edhe: E pandodhur më parë, Begaj dështon të flasë në Kuvend nga rrëmuja e opozitës