Hapësire reklamuese

Aktualitet

Betohet në Presidencë Elsa Toska, anëtarja e dytë e Gjykatës Kushtetuese

Shkruar nga Newsbomb
Gjyqtarja Elsa Toska

Gjyqtarja e dytë e Gjykatës së re Kushtetuese, Elsa Toska është betuar pasditen e sotme në ambjentet e Presidencës para Presidentit Ilir Meta.

Me betimin e gjyqtares Toska plotësohet vakanca e parë në Gjykatën Kushtetuese. Toska zëvendëson ish-gjyqtarin, Vladimir Kristo.

Duke vendosur dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, gjyqtarja Toska u betua para Presidentit Meta:

‘Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë!’.

Elsa Toska bëhet kështu anëtarja e dytë e Gjykatës Kushtetuese pas gjyqtarit Besnik Muçi, që bën betimin para Presidentit.

Ceremonia e betimit u zhvillua në orën 19:00 të mbrëmjes së sotme në Presidencë.

Presidenti Ilir Meta pas betimit i uroi suksese gjyqtares Elsa Toska në detyrën e saj të rëndësishme.

metka.png

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll