Tirana
broken clouds
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
87 %
2.6kmh
75 %
Mar
9 °
Mër
10 °
Enj
14 °
Pre
15 °
Sht
10 °
E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Betohet anëtari i gjashtë i Gjykatës Kushtetuese, reagon Meta: U pengua 3 herë nga mazhoranca, duhet ende punë për t’u bërë plotësisht funksionale

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

e4328456d29cb18e13a176aadf20cb1a

Presidenti Ilir Meta ka folur pas betimit të anëtarit të gjashtë të Gjykatës Kushtetuese, Përparim Kalo.

Përmes një komunikimi për mediat, Meta u shpreh se ka akoma punë për të bërë dhe se funksionimi i Gjykatës Kushtetuese është një çështje plotësisht thelbësore.

Përsa i përket ngërçit të Kushtetueses për tre vite, Meta tha se ka qenë mazhoranca ajo që donte të merrte një anëtar për ta përdorur për qëllimet e veta.

Sipas tiju, edhe Komisioni i Venecias e ka konstatuar se ky proces është penguar tre herë nga mazhoranca.

“Presidenti ka bërë çdo përpjekje që shqip të mos mbetej asnjë sekondë pa Gjykatë Kushtetuese funksionale, por ka ende punë për të patur nuk gjykatë plotësisht funksionale.

Për presidentin funksionimi i Gjykatës Kushtetuese është një çështje plotësisht thelbësore.

Ata që janë bërë pjesë e saj, por edhe ata që do bëhen të kenë përgjegjësinë maksimale që të mbrojnë interesin kombëtar dhe publik. Do të mbështes gjithmonë pavarësinë e këtij institucioni.

Nuk ekziston asnjë tërheqje nga ana e presidenti për  sa i takon kushtetutshmërisë së procesit.  Ky proces ka patur dhe ka mangësi nga pikëpamja. Çdo spekulim për të krahasuar situatën aktuale kur ndodhi përplasjen mes Presidentit me Parlamentin dhe kreun e KED-së sepse në atë rast kishte një përpjekje mafioze për të ndryshuar një anëtar që i takonte Presidentit, dhe për t’ia dhënë mazhorancës.

Komisioni i Venecias ka folur qartë se kush e ka bërë përpjekjen për tërheqje në këtë proces. Presidenti ka qenë përherë bashkëpunues, Komisioni i Venecias e ka thënë qartë se është penguar tre herë ky proces nga mazhoranca për qëllimet e saj. Është një proces që vazhdon, por mbi të gjitha ne të gjithë duhet të ndjekim dhe shikojmë vendimmarrjen e saj. Ne e pamë si ndodhi në Kosovë. Duhet të synojmë që të kjo gjykatë të marrë vendime në interes të popullit shqiptar dhe në përputhje me Kushtetutën”,- tha Meta.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img