Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Betohen dy kryebashkiakë të ri, Agim Kajmaku merr frerët e Vorës, Majlinda Qilimi të Delvinës

Shkruar nga Newsbomb

Betohen dy kryebashkiakë të rinj të PS-së në Vorë dhe Delvinë.

Mësohet se Agim Kajmaku është bettuar ditën e sotme në krye të bashkisë së Vorës, ndërsa mbledhja u bë në prefekturën e Tiranës.

Gjithashtu u konstitua Këshilli Bashkiak, ku u zgjodh kryetarja Mimoza Lala dhe 3 nënkryetarët Edmond Mema, Gazmend Zela dhe Ruzhdi Merja.

"Falenderoj të gjithë ata që më votuan mua. Nuk do ketë dallim as nga krahu i majtë as nga krahu i djathtë. Do të jem në zyrë që nga dita e sotme. Nuk do ketë asnjë lloj revolte", u shpreh Kajmaku.

Kujtojmë se Gjykata e Tiranës nuk e miratoi mandatin e Kajmakut, ndërsa gjyqtarja Fida Osmani, në Gjykatën Administrative pranoi ankimimin e kryeministrit Edi Rama dhe i miratoi mandatin kryebashkiakut të Vorës.

Nga ana tjetër, u betua edhe Majlinda Qilimi për bashkinë e Delvinës dhe u konstitua Këshilli Bashkiak.

Ceremonia u mbajt në mabientet e bashkisë, pasi kryebashkiaku në ikje nga radhët e LSI Rigels Balili nuk shkoi sot në zyrë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll