Kryebashkiaku në ikje i Mallakastrës, Agron Kapllanaj ka liruar zyrën.
Sot u betua në ambjentet e një shkolle kryetari i ri, Qerim Ismailaj, pasi bashkia ishte e zënë nga Kapllanaj.
Ndërkohë në një prononcim për mediat pasi është larguar nga zyra, Kapllanaj ka thënë se mandatij i tij mbaron këtu.
Kryebashkiaku në ikje ka shtuar po ashtu se sot zhvilloi një mbledhje për t’u përshëndetur me administratën, ndërsa theksoi se nuk mund ta priste në zyrë kryetarin e ri që sipas tij i ka ditët e numëruara.