Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Betimi i Binajt si anëtar i 5-të i “Kushtetueses”, reagon ambasadorja Kim: Presim që Gjykata Kushtetuese të funksionojë brenda 31 dhjetorit

Shkruar nga Newsbomb
Betimi i Binajt si anëtar i 5-të i “Kushtetueses”, reagon
Yuri Kim

Ditën e sotme gjyqtari Altin Binaj është betuar para presidentit Ilir Meta, duke u bërë anëtari i 5-të i Gjykatës Kushtetuese.

Për këtë ka reaguar edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim, e cila ka uruar gjyqtarin dhe ka falenderuar Metën për mundësimin e këtij zhvillimi pozitiv.
 
Ajo është shprehur se falë bashkëpunimit të presidentit, KED-së dhe parlamentit është e mundur që Gjykata Kushtetuese  t’i rikthehet funksionalitetit deri në 31 dhjetor.

“Urime Altin Binaj për betimin e tij si gjyqtari i 5-të i Gjykatës Kushtetuese. Faleminderit Presidentit Ilir Meta, për mundësimin e këtij zhvillimi pozitiv. Gjykata Kushtetuese funksionale deri më 31 dhjetor është brenda mundësive, falë veprimit dhe bashkëpunimit urgjent nga Presidenca, KED & Parlamenti”, shkruan ambasadorja Kim.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll