Hapësire reklamuese

Politikë

Betimi i Arta Vorpsit te noteri, ish-eurodeputetja Doris Pack: Antikushtetuese, BE duhet të veprojë!

Shkruar nga Newsbomb
Ish-eurodeputetja Doris Pack

Ish-eurodeputetja Doris Pack ka reaguar në lidhje me procesin e plotësimit të vakancave për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese. Pack komenton rastin e gjyqtares Arta Vorpsi, e cila pasi u refuzua nga Meta, u betua pranë një notereje.

Doris Pack e quan betimin e Arta Vorpsit një shtrembërim të drejtësisë në Shqipëri pasi ajo ëhstë zgjedhur në mënyrë antikushtetuese si gjyqtare kushtetuese, ndërsa i bën thirje të BE që të veprojë. “Një shtrembërim i drejtësisë në Shqipëri, e nominuar në mënyrë antikushtetuese si gjyqtare kushtetuese, ajo zgjedh të betohet para një noteri publik jo Presidentit të Republikës siç kërkon Kushtetuta. BE duhet të veprojë!”, shkruan ish-eurodeputetja.

Kujtojmë se, Presidenti Meta ka refuzuar të dekretojë anëtaren tjetër të Gjykatës Kushtetuese Arta Vorpsi, e cila ka shkuar sot pranë një notereje dhe është betuar mbi Kushtetutë. Ndërkohë, Meta në vend të Vorpsit ka betuar gjyqtaren Marsida Xhaferllari, duke krijuar një ngërç të ri kushtetues pasi janë dy emra për një vend.

Screenshot_5.jpg

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu