Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
68 %
3.1kmh
0 %
Sht
20 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
27 °
E shtunë, 12 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Beti Njuma e Top Channel replikon me spikeren që jep lajme me gjoksin jashtë Enki Braçaj

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

38f78449117ba5e3d91b6f8e36dd0155

Spikerja e njohur e Top Channel replikon në distancë me spikeren më të re, që ka kapur vëmendjen e publikut për shkak të formës së re të prezantimit me gjoksin jashtë të lajmeve, Enki Braçaj.

Ajo i shkruan Enkit, se nuk duhet të shkelë mbi veten dhe se nuk duhet të japë përshtypjen e gabuar se gazetarët që ia kanë dalë të jenë në televizione kushedi ç’kanë bërë.

“Dua t’I them Enxhit dhe shumë vajzave të tjera si Enxhi se kjo jo vetëm nuk është aspak e vërtetë por krijon përfytyrimin dhe bindjen kryekëput të gabuar se NE që ia kemi dalë mbanë në këtë profesion, pale ç’kemi bërë! E dashur Enxhi, po të them me sinqeritetin më të madh se asnjë nga ato “kompromiset” që nënkupton ti !

Përkundrazi unë personalisht kam djersitur shumë dhe më janë dashur vite  për të arritur ku jam. Kam punuar që në 6 të mëngjesit vitet e Universitetit  në Radio Tirana me honorare qesharake(sa për të blerë çamçakize kur thoshte një miku im), kam bredhur kudo nëpër Shqipëri kur e ka dashur puna, kam provuar terrenin në zhegun e verës dhe në kulmin e thellimit.

Kam marrë pa fund kënaqësi profesionale por edhe kam qarë, jam mërzitur, më kanë hequr nga puna, më kanë future shkopinj nën rrota, kam gjetur shumë dyer të mbyllura dhe ndonjë edhe më është përplasur surratit. Kam pasur fat që kam punuar me profesionistët më të mirë të gazetarisë, jam krenare për rrugëtimin që kam bërë dhe që kurrë nuk kam shkelur mbi vete! As ti mos e bëj!

Rrëzoji paragjykimet, lexo, mëso, puno mos u dorëzo e mos harro: Rome wasn’t built in a day!’’, shkruan Njuma, e cila e thërret Enxhi, vajzën që quhet Enki.

 

LEXO EDHE:

LAJMET ME GJOKSET JASHTE, ENKI: JA SI ME KOMENTUAN

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img