Hapësire reklamuese

Politikë

“Betejë” me foto në Parlament, Rama tregon projektin për Portin e Durrësit: Kemi bërë negociata të stërgjatura, takime e këmbëngulje

Shkruar nga Newsbomb
“Betejë” me foto në Parlament, Rama tregon projektin

Kryeministri Edi Rama është duke mbajtur fjalën në Kuvend, ku po flet për marrëveshjen e Portit të Durrësit.

Rama e ka nisur fjalën duke treguar me një foto të madh se si do të duket Porti i Durrësit, ndërsa kësaj fotoje i është përgjigjur deputeti i PD, Dashnor Sula, i cili në atë momemt ka ngritur një foto të ministrave duke ngrënë darkën në Dubai.

Kreu i qeverisë tha se marrëveshja për Portin e Durrësit është investimi më i madh në rajon dhe që do e transformojë totalisht Durrësin si pikë turistike.

Gjatë fjalës së tij ai ka sulmuar opozitën, dhe madje ka folur për punën dhe këmbënguljen e qeverisë për t’u arritur kjo marrëveshje.

“Kur dëgjon ju dhe shikon këto pamje, e kupton pse jeni të shqetësuar. Ky port është një skandal mjedisor, gërrhitje teknologjike, një plagë urbane nga e cila rrjedh pisllëk prej dekadash. Është ndërfaqja e sotme e asaj zonës kancerogjene, atij malit me plehra e derra të zhdukur në Porto Romano. Njësoj si ai mal plehrash dhe kjo e ndotjes që s’ka lidhje me shekullin 21 dhe s’ka lidhje me turizmit duhet dhe do të zhduket nga faqja e dheut përgjithmonë.

Personalisht jo vetem si kryeminsitër por edhe si deputet i Durrësit po numëroj orët deri sa të votohet marrëveshja për investimnin më të madh.

Ky investim do e kthej portin e Durrësit që ishte si surrati i të gjithë atyre të nxirëve, në një nga portet më të mëdha. Kjo është edhe dita për tu dhënë disa përgjigje edhe zëvëndësve të mallikimit që e përndjek si hije këtë vend.

Kemi bërë takimet e komunitetit të përbashket, për formatet e bashkëpunimit, disejnimin, negociata të stërgjata dhe në fund janë pranuar vetëm 5 nga 33 kërkesa të investitorit dhe ne këmbëngulnim pa pushim që donim deri në fund deri të marrëveshja për investimin më të madh të huaj, edhe në historinë e rajonit tonë” tha Rama ndër të tjera.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.