Tirana
broken clouds
17 ° C
17 °
17 °
94 %
0.5kmh
75 %
Mar
22 °
Mër
22 °
Enj
18 °
Pre
20 °
Sht
22 °
E martë, 18 Maj, 2021
spot_img

“Beteja sapo ka filluar”, Basha: Do të luftojmë deri në fund! Demokracia do fitojë

spot_img

Lajme të ngjashëm

“Beteja sapo ka filluar”, kjo ishte deklarata e kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha në daljen e parë publike që pas rezultatit humbës në zgjedhjet parlamentare.

Basha nuk e njohu humbjen, por në të njëjtën kohë theksoi rezultatin me rritje të Partisë Demokratike në krahasim me zgejdhjet e mëparshme ku nga 43 deputetë sot ka arritur të fitojë 59.

Megjithatë Basha shprehu gjithashtu pakënaqësi për procesin duke hedhur dyshime mbi numrin e lartë të votave të pavlefshme.

“Ne do të luftojmë deri në fund, demokracia do të fitojë”, u shpreh Basha.

Pjesë nga fjala e kreut të PD:

Dua të falenderoj anëtarët e mbështetësit tanë, ekipin tonë të mrekullueshë, aleatët tanë të koalicionit për angazhimin e tyre të pashembullt, mbi 600 mijë shqiptarëv votuan për ne dhe sollën shpresë për Shqipërinë! Ju falenderoj nga thellësia e zemrës.

Fryma e ndryshimit që ne të gjithë sollëm anembanë vendit është më e fortë se kurrë! Do të luftojmë çdo ditë, çdo natë për të mbrojtur demokracinë dhe për të sjellë një të ardhme më të mirë për vendin tonë, për fëmijët tanë. Beteja sapo ka filluar! Ne do të luftojmë deri në fund, demokracia do të fitojë. Faleminderit dhe Zoti e bekoftë Shqipërinë.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img