Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

‘Beteja’ për Kopshtin Botanik, MAZNIKU i bën sërish thirrje FSHN-së: Ejani të bëjmë marrëveshje

Shkruar nga Newsbomb
N/kryetari i Bashkisë së Tiranës Arbian Mazniku

N/kryetari i Bashkisë së Tiranës Arbian Mazniku u shpreh në një prononcim të fundit se prej 6-7 muajsh dekanati i Fakultetit të Shkencave të Natyrës ka refuzuar të bisedojë në tavolinë çështjen e kalimit të pronësisë së Kopshtit Botanik në duart e bashkisë së kryeqytetit.

Pavarësisht ngërçit të krijuar mes palëve, Mazniku i bëri sërish thirrje rektorit të UT-së Mynyr Konit dhe dekanit të FSHN-së Spiro Dushku për të gjetur një zgjidhje mes palëve.

Sot u shty seanca në Gjykatën Administrative për VKM-në që kalon Kopshtin Botanik nga FSHN-ja te Bashkia e Tiranës.

‘’Kopshti Botanik nuk funksionon siç duhet. Ekziston mundësia që të gjejmë zgjidhje për të bashkuar fondet e bashkisë me atë të fakultetit, pa e prekur strukturën akademike. Dëshirojmë që në fundjavë kopshti të jetë i vizitueshëm për qytetarët. Patjetër është aset i universitet, por duhet të jetë dhe për qytetarët të rinj, të reja për ta vizituar.

Kopshti botanik është jashtë çdo standarti. Ka gardh të shkatërruar dhe njerëzit vijnë aty e japin nga 500 lekë për të bërë foto. Universiteti nuk e ka patur mundësië të financojë, e di problemin financiar. Nuk do të prekim asnjë pikë të kërkimit shkencor.
U kemi thënë vazhdimisht dhe rektorit dhe dekanit se jemi gati t’i ndihmojmë me fondet e bashkisë. Mund të bëjnë aktivitet kërkimore shkencore. Ky park duhet të jetë i hapur për qytetarët.

Prej më shumë se një viti, kemi diskutuar së bashku dhe u kemi dërguar shkresa. Fillimisht ata kanë dhënë opinion pozitiv, më vonë, nuk e di për arsye politike. Projekti sjell dobi për universitetin, pedagogët.

U themi sërish: ‘Ejani të ulemi të bëjmë një marrëveshje paraprake’. Universiteti më 6-7 muaj nuk ka kthyer përgjigje vetëm kanë thënë nuk flasim më për kopshtin. Ky projekt sjell dobi për universitetin dhe për qytetin’’, përfundoi nënkryetari Mazniku për çështjen e Kopshtit Botanik.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese