Hapësire reklamuese

Politikë

Beteja për 25 prillin, ku ka “humbur” Lulzim Basha?! Kreu i PD asnjë fjalë për listat e kandidatëve

Shkruar nga Newsbomb
FotoArkive: Kreu i PD Lulzim Basha

Partia Demokratike ka dorëzuar mbrëmjen e djeshme listat e kandidatëve për deputetë në KQZ, pasi afati i fundit ishte ora 23.59. Për shkak të ngarkesës dhe punës për përgatitjen e një liste sa më të mirë, PD e dorëzoi dokumentacionin në orën 00.07.

Pavarësisht kësaj vonese të vogël, burime për newsbomb.al bënë me dije se dokumentet e dorëzuara janë pranuar dhe protokolluar nga KQZ-ja. Vetë kreu i PD, ndryshe nga dalja e Ramës krah Sekretarit të Përgjithshëm të PS Taulant Balla, nuk doli të prezantonte kandidatët e tij për betejën e 25 prillit, të cilën ai e ka quajtur vendimtare.

Mediat dhe burime pranë PD njoftuan dje se kreu i PD do të dalë sot në konferencë për të prezantuar të vetët. Por e vetmja që është shfaqur sot nga opozita, ka qenë kryetarja e LSI Monika Kryemadhi. Madje, edhe vetë Kryemadhi nuk priti si Basha.

Kryetarja e LSI doli në terren me kandidatët e saj për Tiranën, që sot, disa orë pas dorëzimit dhe bërjes publike të listave të partisë së saj. I vetmi që “nuk po duket” për të prezantuar listat e tij është kryedemokrati Lulzim Basha.

Ndoshta kreu i PD mund të dalë në orët e mbrëmjes për të bërë një prezantim të ekipit me të cilin ai do t’ju drejtohet shqiptarëve për votën në 25 prill, por deri tani Selia Blu është treguar “hermetike” nëse sonte do të kemi një konferencë të Bashës, apo jo, por dhe “hermetike” nga vetë kreu i kësaj partie i cili ka “humbur” dhe s’ka dalë askund.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu