Tirana
broken clouds
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
57 %
5.1kmh
75 %
Hën
24 °
Mar
29 °
Mër
28 °
Enj
26 °
Pre
20 °
E hënë, 27 Shtator, 2021
spot_img

‘Beteja e pandalshme’ për Astirin, BALLIU: RAMA po shkel ligjet e OKB-së, të bëjë dialog me banorët

spot_img

Lajme të ngjashëm

b1a3cb6a222d5e15da7da8295f86d06c

Ish-deputeti i PD-së dhe pjesëmarrësi aktiv në protestat e banorëve të Astirit Klevis Balliu i kërkoi kryeminstrit Rama të dialogojë me banorët e ‘’Unazës së Re’’ (Astirit) për të zgjidhur çështjen e banesave të tyre, që rrezikohen të shemben nga projekti i ‘’Unazës së Re’’.

Nga selia blu, Balliu i konsideroi kërcënimet e Ramës për shpërnguljen me dhunë të banorëve të Astirit nga banesat e tyre si dhe shembjen e tyre si akt i ‘’shkeljeve të të drejtave të njeriut’’ bazuar në konventën e OKB-së.

Balliu i bëri apel kryeministrit Rama që të futet në bisedime me banorët e ‘’Unazës së Re’’, pasi vetëm kjo mënyrë shmang dhunën dhe shkatërrimin.

Deklarata e Klevis Balliut:

Banorët kërcënohen me burg, nuk u jepen dëmshpërblime për banesat, pavarësisht se u premtohen. Edi Rama është gati të shkelë të Drejtat e Njeriut enjertu dhe ato ndërkombëtare.

Dëbimi me dhunë nga banesva është akt i dhunimit të të Drejtave të Njerit. Nuk e themi ne, por OKB-ja që mbron dinjetin njerëzor. Programi Zhvillimit të OKB-së e konsideron përzënien nga banesat është akti i shkeljes së të Drejtave të Njeriut. Rama po dëbon qindra qytetarë, për të hapur rrugë projektit korruptiv të ‘Unazës së Re’, ku një 1 km kushton 20 milionë €.

Ai nuk respekton as vlerat bazike të dialogt. Banorët i kanë kërkuar dialog, por Rama i ka refuzuar dhe i ka kërcënur. Edi Rama nuk sheh alternativë, sepse qëllimi kryesor i tij është vjedhja. PD-ja i bën thirrje qeverisë të mos provokojë duke i nxjerrë banorët nga banesat. I kërkojmë qeverisë të zbatoljë ligjet e vendit dhe të drejat ndërkombëtare. Dialogu me banorët është zgjidha e vetme e ndalimti të dhunës.

Disa ditë më parë u dhunuan dy inspektorë të IKMT-së, të cilët arritën të shpëtonin pa plagë të rënda.

Më shumë

spot_img