Tirana
broken clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
93 %
2.1kmh
75 %
Hën
16 °
Mar
16 °
Mër
16 °
Enj
17 °
Pre
12 °
E diel, 4 Dhjetor, 2022

Beteja e fundit me Edi Ramën? Meta: Unë sapo kam nisur, edhe 25 vite këtu do jem se kam dhënë fjalën

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i Partisë së Lirisë, thotë se nuk do të bashkëpunojë më me Edi Ramën, tani dhe në të ardhmen. Ilir Meta foli me bindje të madhe, kur tha se Rama ka shkelur në mënyrë të qëllimshme interesin kombëtar dhe sipas tij, “është e sigurt” që nuk do ketë më bashkëpunim.

“Është e sigurt që nuk mund të ketë më bashkëpunime me zotin Rama. Një njeri që shkelnë mënyrë të qëllimshme interesin kombëtar. Në mënyrë të përsëritur. Për të mos folur dhe për çështje të tjera. Beteja ime sapo ka nisur më 25 korrik”, tha Meta.

Më tej, i ftuar në Report Tv, Meta u pyet dhe për synimet e tij tashmë pas 25 korrikut kur mbaroi mandatin si President i Republikës. Ish-presidenti u tha gazetarëve se edhe 25 vvitet e ardhshme do jetë në politikë sepse ka dhënë fjalën.

“Qëllimi im nuk është të rikthehem në politikë aktive, as të marrë lidershipin e opozitës. Qëllimi im ëhstë përmbushja e një misioni për të cilën jam thërritur. Në këtë mision jam thirrur nga 25 prilli. Për të rivendosur pluralizmin politik, për t’i rikthyer besimin popullit”, u shpreh kreu i Partisë së Lirisë.

Teksa u ndal tek ish-kryeministri Sali Berisha, Meta u shpreh se ai është si Cristiano Ronaldo, pavarësisht moshës, është në formën më të mirë. “Dihet që në rastin e zotit Berisha, është si të flasim për moshën e Ronaldos ndërkohë që është më në formë se kushdo tjetër”, shtoi ai.

Më shumë




spot_img








spot_img