Hapësire reklamuese

Bota

“Beteja agresive me kancerin”, Mirror: Mbreti po përgatit Williamin për detyrën

Shkruar nga Newsbomb
“Beteja agresive me kancerin”, Mirror: Mbreti po përgatit

Duket se shëndeti i mbretit Charles është më rëndë nga se çfarë është thënë gjatë javëve të fundit. “Mirror” shkruan se sipas autorit mbretëror Tom Quinn,  gjendja shëntetësore e Mbretit është rëndë dhe lloji i kancerit që ai ka është agresiv.

Monarku, sipas Tom Quinn tashmë po përgatit djalin e tij, Princin William si pasardhës të tij, por kjo po mbahet një sekret.

“Mbreti Charles është në dijeni të gjendjes së tij shëndetësore. Princi William është në prag të trashëgimisë. Monarku shpreson të mbetet në gjendje relativisht të mirë për të dorëzuar kurorën në moshën 80-vjeçare. Megjithatë, këto procedura mund të fillojnë shumë më herët, pasi forma e tij e kancerit është shumë më e rrezikshme dhe agresive sesa menduan mjekët fillimisht”, tha eksperti mbretëror Thomas Quinn.

Kujtohet se Charles “theu” protokollet shumëvjeçare me zbulimin e kancerit të tij pasi zakonisht anëtarët e familjeve mbretërore preferojnë t’i mbajnë të fshehta probleme të tilla shëndetësore. Thuhet se mbretëresha Camilla ka qenë ajo që e ka nxitur të flasë hapur për problemin e tij shëndetësor duke u dhënë kështu një mesazh qytetarëve që të kryejnë kontrollet e nevojshme.

Lajmi se Mbreti u diagnostikua me kancer u bë i ditur nga Buckingham Palace në fillim të shkurtit.

Ato njoftuan se monarku e mësoi rastësisht pasi ishte duke u trajtuar për trajtohej për një prostatë të zmadhuar në janar. Ndërsa lloji i kancerit nuk është bërë i ditur.

Pas diagnostikimit me kancer të Mbretit Charles III, të gjitha detyrat mbretërore i kanë kaluar Pric William i cili po shihet se po merr pjesë dhe po zbaton të gjitha detyrimet.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese