Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
73 %
2.1kmh
0 %
Pre
37 °
Sht
35 °
Die
33 °
Hën
35 °
Mar
36 °
E premte, 25 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Besnik Mustafaj për EDUARD HALIMIN: E mësova rikthimin e tij nga Mediat, është juristi që ndihmoi Bechetti-n të fitonte gjyqin me Edi Ramën, ja pse na duhet (E PLOTË NË BRENDËSI)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

1f737d87af42abecf4b28451d1a02793

Besnik Mustafaj i cili ishte një nga anëtarët e komisionit për përzgjedhjen e kandidatëve në PD, ka komentuar rikthimin e Eduard Halimit në Partinë Demokratike.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ai ka shkruar se lajmin e ka marrë vesh përmes mediave.

Mustafaj ka dhënë se ky është një lajm i mirë pasi sipas tij, Halimi është një ndër juristët më të mirë që ka Shqipëria.

Më tej, ai zbuloi se Eduard Halimi është juristi që ka ndihmuar Bechetti-n të fitonte gjyqin me Edi Ramën, pas mbylljes së televizionit të tij.

Postimi i plotë:

Nga mediat sapo mesova se Eduard Halimi eshte rikthyer ne strukturat politike te Partise Demokratike duke marre madje nje pergjegjesi te rendesishme. Per mua si demokrat, bashkudhetar i PD-së qysh diten e themelimit te saj, ky lajm eshte shume i gezueshem lidhur me fushaten zgjedhore qe po fillon. Eduard Halimin e njoh mire. Ka shume cilesi qe vleresoj ne personalitetin e tij. Eshte pa dyshim nje nga juristet me te mire qe ka Shqiperia sot. Nje nga betejat e medha, ku ka spikatur, eshte pjesemarrja ne grupin nderkombetar te avokateve te Bechetti – t në betejen ligjore kunder Edi Rames, beteje qe u fitua, siç dihet, nga klienti i tij.

Por nuk eshte rasti ketu te bej biografine e tij. Pare vetem ne lidhje me fushaten zgjedhore, do te theksoja se Eduard Halimi ka nje aftesi, qe rralle jurist e ka, per te synuar piken e ekuilibrit, ku takohet jurispridenca me politiken. Me duket me rendesi te madhe kjo qe po them. Gjate pervojes time në politikë kam njohur shume juriste te afte në vetvete, te cilet e mbivleresonin dijen juridike duke perçmuar dijen politike ne procesin e ndertimit te shtetit ligjor. Kjo do te thote ta shohesh shtetberjen si çeshtje te teknikes legjislative. Gabim. Siç kam pare edhe shume politikane te zellshem, te cilet e shihnin shtetformimin si mision te tyre, duke perçmuar keshtu dijet juridike dhe rolin e juristeve ne kete proces fort delikat. Edhe ky eshte gabim.

Eduard Halimi, pra, e ka vetedijen dhe aftesine t’i shkrije ne një punen e politikanit me ate te juristit, duke na dhene aliazhin qe na nevojitet sidomos tani, pas deformimeve te medha, qe kane pesuar institucionet e shtetit dhe legjislacioni nen qeverisjen abuzive te Edi Rames.

Urime Partise Demokratike!

Urime Eduard Halimit!

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img