Tirana
broken clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
54 %
5.1kmh
75 %
Die
26 °
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
27 °
Enj
27 °
E diel, 13 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Besnik Mustafaj e thotë hapur: Basha dështoi përballë Ramës, nuk kam besim te një kryetar i zgjedhur tre herë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj ka folur për zgjedhjet e 13 qershorit për kryetarin e ri të Partisë Demokratike, për të cilat thotë se do të jenë të pabarabarta.

Ai ka fajësuar Bashën për humbjen e PD në zgjedhje, pasi tha se kryedemokrati dështoi përballë kryeministrit Rama. Mustafaj u shpreh se nuk ka besim te një lider i zgejdhur tre herë.

Pas 13 qershorit nuk do të jetë e përçarë por shumë njerëz që nuk kanë më besim tek Basha do të largohet, PD-ja do të jetë më e zvogëluar. Në vota më prekupon pasi po zvogëlohen kapacitetet e PD-së për të votuar. Nëse PD shkon e zvogëluar dhe më mundësi akoma më të vogla për të fituar ato zgjedhje. Unë nuk kam më besim te një lider i zgjedhur tre herë, vetëm se nëse ai vërtet do të shfaqë një fytyrë tjetër. Deri më tani zyrtarisht i ka fituar Rama.

Në politikë nuk flitet kush do të ishte por ai që do të ishte. Basha përballë Ramës ka dështuar. Basha ka përgjegjësinë e liderit në humbjen e zgjedhjeve të 25 prillit. Në zgjedhjen e kryetarit të partisë duhet që të respektohet statuti, nuk mundet Basha që të emërojë komisionin zgjedhor, se kjo e bën garën e njëanshme. Nëse Kadilli do të tërhiqet çfarë do të bëjë Basha?

Është masakër elektorale pa asnjë diskutim 25 prilli, por kjo sërish nuk e justifikon marrjen e pozicionit të viktimës nga Basha. Nëse ndodh një gjë e tillë do të thotë se nuk kemi më shpresë për një gjë më të mirë. PD duhet të marrë një vendim politik dhe masat që duhet të marrë, dhe është një vendim që duhet të merret pas ezaurimit të të gjithë etapave të ankimimit”, u shpreh Mustafaj.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img