Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Besnik Mustafaj “braktis” Bashën, pozon me letrën e referendumit në dorë për shkarkimin e tij

Shkruar nga Newsbomb

Dje u mbajt referendumi i Berishës, për shkarkimin e kreut të PD, Lulzim Basha.

Pjese e këtij votimi është bërë edhe ish-ministri dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Besnik Mustafaj. Mustafa ka postuar në rrjetet sociale foto, ku shihet teksa pozon me letrën e referendumit në dorë për shkarkimin e Bashës.

“Unë votova qysh në mëngjes. PD ishte në referendum” shkruan ai në postimin e tij.

Mustafaj ka votuar në qendrën e votimit të Njësisë 9. Kujtojmë që edhe më herët ai ka shprehur mbështetjen për Berishën duke thënë se nisma për rithemelimin e PD është pozitive.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll