Gazetarja Oriola Musa ka deklaruar në emisionin “Opinion” se gratë myslimane në Shqipëri, në shumicën e rasteve detyrohen nga bashkëshorti dhe familjet për t’u mbuluar me shami.
Duke theksuar se edhe vet ajo është një besimtare praktikane e fesë islame, Musa tha myslimanët e mbuluar i paragjykojnë ato gra që ndonëse falen dhe besojnë si ata, nuk mbulohen me shami.
“Unë mendoj se kjo puna e shamisë po na imponohet. Nga burime të miat, sepse unë kam shumë shoqe të mbuluara, shume vajza dhe gra janë të detyruara nga bashkëshorti dhe familja për të vendosur shami. Jam e sigurtë se unë paragjykohem nga myslimanët e tjerë se përse nuk mbulohem me shami”, tha gazetarja.
Sondazh
Poll