Tirana
clear sky
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
81 %
0.5kmh
0 %
Mër
23 °
Enj
23 °
Pre
26 °
Sht
24 °
Die
22 °
E mërkurë, 5 Tetor, 2022

Besimtarët myslimanë falin Kurban Bajramin në sheshin Skënderbej

spot_img

Lajme të ngjashëm

Besimtarët myslimanë kanë falur namazin e Kurban Bajramit mëngjesin e kësaj të shtune në sheshin Skënderbej. Mijëra besimtarët kanë marrë pjesë në këtë ceremoni, bashkë me krerët më të lartë të KMSH-së.

Kurban Bajrami është një nga dy festat islame të cilën e kremtojnë myslimanët në mbarë botën, tjetri është Fitër Bajrami.

Festa, sipas traditës islame, nderon gatishmërinë e Ibrahimit të flijojë djalin e tij si vepër e nënshtrimit ndaj urdhrit të Zotit, para se Zoti të ndërhyjë, përmes engjëllit të tij Xhebrailit dhe të njoftojë Ibrahimin se flijimi i tij ishte pranuar tashmë.

Mishi nga kafsha e flijuar ndahet në tre pjesë. Familja mban një pjesë; pjesa tjetër jepet për të afërmit, shokët dhe fqinjët; ndërsa pjesa e mbetur i ndahet të varfërve dhe nevojtarëve. Ndryshe është njohur edhe si Bajram i haxhive, sepse brenda ditëve të këtij bajrami kryhet edhe pelegrinazhi ritual në Mekë. Më shumë se 500 haxhinj nga Shqipëria ndodhen në vendin e shenjtë.

Newsbomb.al uron gjithë besimtarët myslimanë për Festën e Kurban Bajramit!

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img