Tirana
broken clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
76 %
1kmh
75 %
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
12 °
Pre
9 °
Sht
9 °
E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

Besëprerë? Basha nuk duron më: Akuza më e ulët që është bërë këto 2 muaj! Nuk kam patur asnjë BESË me Sali Berishën

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryedemokrati Basha i është përgjigjur akuzës së ish-kryeministrit Berisha se është besëprerë, teksa tha se mes tij dhe Berishës nuk është lidhur asnjë besë.

Ai u shpreh se kjo është akuza më e ulët që i ëhstë bërë në këto 2 muaj, ndërsa shtoi se vetë Berisha ishte shprehur që Basha është kryetari më i mirë që kanë patur ndonjëherë demokratët, por ky qëndrim ndryshoi pas vendimit për përjashtimin e tij nga Grupi Paerlamentar.

“Deri para 9 shtatorit isha lideri më i mirë i PD-sëë, duke tejkaluar edhe atë, isha kandidati më i mirë për kryeministër, citoj atë. Çfarë ndryshoi pas 9 shtatorit? Qëndrimi im në të mirë të PD-së për të pezulluar Sali Berishën, një vendim që duhet ta merrte vetë. Në momentin që Sali Berisha nuk i qëndroi premtimit që nuk do të përfshinte PD-në, ka qenë minimumi i vendimit që duhet të merrja si kryetar.

Sa i përket besëprerjes, që është një nga sulmet më të ulëta që është bërë nga Sali Berisha. Nuk ka patur kurrë një besë mes meje dhe Sali Berishës për t’i rënë me shkelm sakrificës së demokratëve, nëse cënohej interesi i njërit apo tjetrit. Me Sali Berishën na ka lidhur një tjetër besë, që ai ka ditur ta vlerësojë edhe publikisht, besa e vlerave euroatlantike që na çoi në NATO, besa e interesit kombëtar për pavarësinë e Kosovës dhe njohjen e saj ndërkombëtare. Besa për interesat më të mira për shqiptarët, që nga heqja e vizave te infrastruktura moderne. Kjo ka qenë besa, dhe jo t’i binim me shkelm sakrificës së demokratëve nëse cënoheshin interesta perosnale të tij apo të miat”, tha Basha në News 24.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
digitalb
spot_img
spot_img