Në një konferencë për shtyp ministrja e Arsimit Besa Shahini njoftoi se është shkarkuar nga detyra drejtoresha e Zyrës Arsimore në Mat, Arjana Rami.
Sipas ministres shkarkimi i saj ka ardhur si pasojë e ankesave në portal. Shahini theksoi se nga Mati kanë ardhur një rekord denoncimesh.
“Ankesat kanë të bënë kryesisht me mësuesit, kanë të bëjnë me transferimin e mësuesve nga shkolla në shkollë. Morëm shkas nga një emision televiziv për një mësuese që ecte dy orë në këmbë për të shkuar në shkollë. Ajo kërkoi një vend më afër, por Zyra e Arsimit në Matnuk ia mundësoi. Ajo që është e papranueshme është se Zyra e Zrsimit nuk ka kthyer as përgjigje. Nga Mati ka rekord ankesash. Si rezultat është pezulluar nga detyra dje drejtueja e zyrës arsimore Mat. Në Gramsh gjithashtu para një viti është larguar nga detyra drejtori dhe ishte komanduar një specialist aty, edhe ky ka marrë vendimi të gabuara dhe i është hequr detyra për këtë është dërguar një specialist i ministrisë aty”, tha Shahini.