Hapësire reklamuese

Aktualitet

Besa Shahini jep NJOFTIMIN: Nesër të gjithë në mësim, dy shkolla nuk do të hapen

Shkruar nga Newsbomb

Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka njoftuar se nga nesër do të vijojë normalisht mësimi në të gjithë Shqipërinë.

Shahini thotë se dy shkolla nuk do të hapen nesër, por shprehet se nxënësve të tyre i është siguruar transporti për të bërë mësim në një shkollë qendrore.

“Siç njoftuam edhe dje, të gjitha shkollat janë gati për të rifilluar mësimin. Aty ku ka patur plasaritje, janë mbyllur dje nga ekipet që punuan deri natën vonë. Dy shkolla vartëse nuk do të hapen nesër, por nxënësve u është siguruar transport për tek shkolla qendër. Shpresoj që nxënësit dhe prindërit pushuan dhe u qetësuan sot. Nesër të gjithë në mësim”, deklaron Shahini.

Ndërkohë ditën e sotme është pezulluar mësimi në Tiranë, Durrës dhe Elbasan.

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll