Hapësire reklamuese

Rajoni

Besa dhe LSDM zhvillojnë takim publik, Zaev: Është normale të takohemi

Shkruar nga Newsbomb

Pavarësisht se partitë politike në Maqedoni mohojnë se kanë filluar bisedimet për koalicionin, ‘Alsat’ sot filmoi një takim mes liderit të LSDM-së dhe drejtuesve të Lëvizjes Besa tek selia e kësaj partie shqiptare në Shkup.

Pas takimit kreu social-demokrat tha shkurt se është normale që partitë politike të takohen në këtë periudhë para formimit të qeverisë.

“Është normale që në këtë periudhë të gjitha partitë politike të takohen njëra me tjetrën. Dhe ne u takuam me këtë parti por do të shihemi edhe me subjekte tjera. Është normale që partitë politike të takohen, s’kam asgjë konkrete për të shtuar dhe për të thënë për opinionin”, tha Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

Lexo edhe: Bashkohen shqiptarët në Maqedoni, BDI, Besa dhe Aleanca dalin nesër me deklaratë të përbashkët për Qeverinë

[embed]https://www.youtube.com/watch?v=-rIKjCZ_Te8[/embed]

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll