Hapësire reklamuese

Showbiz

Bes Kallaku “kurorëzon” Mbretëreshën e re

Shkruar nga Newsbomb
Bes Kallaku “kurorëzon” Mbretëreshën e re

Mbretëresha Elizabeth II humbi jetën më 8 shtator dhe vdekja e saj trishtoi mbarë botën, sigurisht edhe qytetarët shqiptarë, e sidomos ata të Hasit, i cili një pjesë të rinisë e ka në emigrim pikërisht në Britaninë e Madhe.

Bashkia Has i shprehu ngushëllimet e sinqerta familjes mbretërore për humbjen e madhe, ndërkohë që më herët ata kishin planifikuar vendosjen e një statuje të Mbretëreshës në qytet.

Sigurisht nuk kishte si të mungonte një reagim edhe nga aktori Bes Kallaku i cili në fronin mbretëror të Britanisë së Madhe ka vendosur pikërisht gjyshen e tij, Ijen.

“Ka ende një Mbretëreshë”, shkruan ai me shaka krah fotos.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu