Tirana
broken clouds
18 ° C
18 °
18 °
68 %
4.6kmh
75 %
Sht
17 °
Die
20 °
Hën
24 °
Mar
24 °
Mër
18 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj mbështesin kandidaten e LSI në Vlorë (VIDEO)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kanditja e LSI në Qarkun e Vlorës, Grisejda Myslimi ka zhvilluar një bashkëbisedim me të rinj nën shoqërinë e aktorit Bes Kallaku dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj.

Dy artistët e njohur kanë mbështetur Myslimin për angazhimin në politikë si një e re që duhet të përçojë zërin e të rinjve në Parlamentin e ardhshëm.

Bes Kallaku

Me të rinj që do përfaqësojnë të rinjtë në Kuvendin e ardhshëm, të promovohen vlerat e të rinjve dhe të krijohen mundësitë të rinjtë realisht të jetojnë në vendin e tyre dhe të punojnë në Shqipëri.

Xhensila Myrtezaj

LRI madje ka qenë e vetmja që i ka dhënë mundësi dhe ka qenë zëri i rinisë.

Grisejda Myslimi

Falenderoj Besin dhe Xhensilën që ndodhen këtu sot për të na dhënë mbështetje dhe kurajo në betejën tonë drejt fitores. Besi dhe Xhensila e dinë shumë mirë sesa e vështirë është për të rinjtë që të ecin në Shqipëri dhe kjo është edhe arsyeja pse unë sot jam shumë krenare që ndodhem përkrah dy njerëzve që përtej vështirësive që mund të kenë hasur ia kanë dalë që të kenë sukses. Një nga synimet e mia është që në momentin që të shkoj në Parlamentin e Shqipërisë të vazhdoj projektet e mia me Besin dhe me Xhensilën për zhvillimin e potencialeve dhe talenteve të reja.

Bes Kallaku

Bëhu një zë shumë i madh dhe shumë i fuqishëm i mirëarsimimit në Shqipëri meqë je dhe pedagoge, ashtu sic i ke dhe gjithë këto shokë edhe miq këtu rreth vetes ashtu do na kesh dhe ne.

Grisejda Myslimi

Unë të gjithë pjesëtarëve të LRI u kam premtuar që qëllimi im, e para njëherë parimi im është ta dua shumë vendin tim dhe qëllimi im është që të shkoj atje dhe të jem për këta, të jem zëri i tyre dhe të ngre çdo lloj problemi që ka Vlora dhe mbi të gjitha që kanë të rinjtë e Vlorës.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img