Tirana
light rain
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
67 %
5.1kmh
100 %
Pre
15 °
Sht
16 °
Die
14 °
Hën
12 °
Mar
10 °
E premte, 9 Dhjetor, 2022

Bernard Berisha largohet nga Skënderbeu për 1 milion euro

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ashtu siç pritej ndodhi. Bëhet fjalë për Bernard Berishën, për të cilin drejtuesit e klubit kanë vendosur përfundimisht ta shesin. Një gjë e tillë konfirmohet për “Panorama Sport” nga vetë presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj.

Lokomotiva e Moskës, Bazeli, Verona, por edhe klubet blege Anderleht e Gent, mësohet se kanë bërë oferta zyrtare në klubin korçar. Për efekt tratative, që në këtë periudhë mund të prishë punë, Takaj ka dashur ta mbajë të fshehtë emrin e ekipit të ri të Berishës, por gjithsesi ai ka deklaruar se janë dy-tre pista, për të cilat gazeta ka raportuar kohët e fundit.

Konfirmimi

“Po punojmë për Berishën dhe mendoj se brenda këtij viti do të mbyllim gjithçka. Jemi në kontakte me dy-tre klube që janë folur në media shpesh, por po presim që gjithçka të finalizohet. E sigurt është që Berisha do të jetë largimi i dytë nga Skënderbeu”, konfirmoi dje Takaj. Ndërkaq, në lidhje me largimin e Berishës, burime të gazetës në klub bëjnë me dije se vlera që pritet të përfitojë Skënderbeu nga ky transferim është më e vogël se 1 milion euro. Mendohet që klubi të përfitojë afërsisht 600 mijë euro.

Më shumë




spot_img








spot_img