Tirana
broken clouds
17 ° C
17 °
17 °
77 %
1.5kmh
75 %
Hën
22 °
Mar
22 °
Mër
23 °
Enj
17 °
Pre
19 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

Berluskoni del kundër rrymës, kinezët janë korrekt në çdo gjë

spot_img

Lajme të ngjashëm

bf44e2973ea5ab384efb395b72485851

Prej javësh tashmë shtëpia e Mlian dhe të gjithë tifozët janë përfshirë nga një frikë e madhe për mungesë likuiditeti të pronarëve të rinj kinez.

Dyshimet janë shtuar më shumë pas disa investigimeve të New York Times dhe Marca, të cilat thonë se Milan është para një kolapsi të vërtetë financiar.

Por kundër të gjitha këtyre shkrimeve dhe kësaj rrëmuje që është përhapur, ka dalë ish-presidenti i Milan, Silvio Berluskoni.

“Kur shitëm Milanin, Fininvest i besoi këshilltarëve, studiove ligjore dhe bankave të nivelit ndërkombëtar. Blerësit kinezë kanë respektuar gjithnjë me përpikmëri impenjimet që kanë marrë mbi supe, ndërsa një fond i rëndësishëm si ai Elliott ka mundur t’u garantojë atyre një hua domethënëse”,- ka thënë ish-pronari kuq e zi.

Por se çfarë do të ndodh në të vërtetë me Milan dhe pronarët e rinj kinez, vetëm fundi i vitit do e tregojë, sigurisht edhe në varësi të rezultateve të skuadrës në fushën e blertë. 

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img