Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi,ditën e shtunë pritet të kurorëzojë në martesë dashurinë e tij me deputeten 32-vjeçare, Marta Fascina.
Sipas mediave të huaja mësohet se Berlucsoni dhe partnerja e tij do të martohen në një nga vilat më luksoze të Lombardisë.
Mirëpo, kjo martesë nuk do të ketë asnjë vlerë juridike, pasi ata thjesht do të shkembëjne unazat dhe nuk do të kryejnë një martesë ligjore.
Po kush është nusja 32-vjeçare?
Marta është deputete e Forza Italia-s në Parlamentin italian dhe ka dy vjet që bashkëjeton me kreun e partisë së saj.
Berlusconi ka pas krahëve dy martesa të dështuara dhe 5 fëmijë. Ai ka patur një mori të fejuarash shumë më të reja se vetja, gjatë moshës së tretë, si dhe do të mbahet mend për procesin “bunga bunga”, me vajza të reja “eskorta”, për çka gjykata e dënoi për nxitje të prostitucionit. Berlusconi u shërbeu për gati një vit në mencë moshatarëve të vet në një azil, pasi burgimi iu konvertua me punë në komunitet.