Tirana
broken clouds
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
87 %
1kmh
75 %
Hën
10 °
Mar
11 °
Mër
10 °
Enj
10 °
Pre
9 °
E hënë, 17 Janar, 2022
spot_img

“Berishën e telefonuan nga shteti amerikan”, Klosi zbulon bisedën: Ky i thoshte “si urdhëron, si urdhëron”, dhe pasdite i lëshoi të gjitha

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shqiptar, Fatos Klosi ka komentuar situatën në Partinë Demokratike dhe atë çfarë mund të ndodhë ditën e nesërme, kur Sali Berisha ka thirrur një protestë që synon të largojë Lulzim Bashën nga selia blu.

Sipas Klosit, Berisha nuk ka ndryshuar, ndaj mendon se mund të përdorë mbështetësit më sakrifikues për të arritur qëllimet përmes rrugës së forcës.

Klosi tha se Berisha e provoi një gjë të tillë ndaj qeverisë së vitit 1998, kur arriti të marrë disa institucione, por i lëshoi menjëherë pas një telefonate “nga shteti amerikan”.

Sipas Klosit, Partia Demokratike do të ndahet, por beteja do të jetë se kush do të mbajë emrin dhe godinën.

Pjesë nga deklarata e Klosit në News24:

Bëhet fjalë për 14 shtatorin të 98-ës Berisha e provoi këtë gjë me qeverinë, mori televizionin, mori institucionet. Berisha e ka provuar me shtetin këtë gjë dhe duhet të kishte nxjerrë mësim se pasdite dikush e mori në telefon nga shteti amerikan dhe ky i thoshte si urdhëron, si urdhëron dhe në pasdite i lëshoi ato që mori. Nuk e morëm vesh kurrë kush ishte ai.

Berisha akoma paska filozofinë që gjërat bëhen në rrugë, që fiton ai që ka më shumë mbështetës, që i ka pak më sakrifikues. Nuk është më ajo kohë. Por ai mesa duket s’ka rrugë tjetër, kështu po prodhon këtë rrugë force. Ajo parti praktikisht do të ndahet në dy parti, problemi është kush do të mbajë emrin nga këta të dy dhe kush do të mbajë godinën.

Garda e shtetit e ka detyrim ta mbrojë kryetarin në atë godinë ku ai është. Shërbimet sekrete kanë detyrë të informojnë për ato fenomene që nuk janë të hapura, që rrezikojnë sigurinë kombëtare. Sinjale kanë, informacion, por detyrime operative që të marrin pjesë apo të ndihmojnë për këtë apo për atë, zero.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img