Tirana
broken clouds
12 ° C
12 °
12 °
82 %
1kmh
75 %
Mar
14 °
Mër
11 °
Enj
14 °
Pre
17 °
Sht
9 °
E martë, 13 Prill, 2021
spot_img

Berisha zbulon kandidatin e PS që nuk u hetua: Ka kryer vrasje, përdhunime e trafik droge, në listën e PD nuk ka…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-kryeministri Sali Berisha foli mbrëmjen e sotme për zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri, ku tha se janë zgjedhjet më të rëndësishme që prej vitit ’92.

Berisha u shpreh se në listën e PS ka emra për të cilët sipas tij nuk është kërkuar asnjë informacion për pastërtinë e figurës.

Ish-kryeministri përmendi këtu kandidatin e PS, Rrahman Rraja për të cilin tha se rëndojnë një serë akuzash si: vrasje, plagosje, përdhunime, plaçkitje dhe trafik drogë në Europë.

Pyetje: Çfarë ka të veçantë për ju në këto zgjedhje të 25 prillit?

Berisha: Janë zgjedhje nga më të rëndësishme që prej vitit 92, në sensin që qeverisja 8 vite e Edi Ramës u karakterizua nga kalimi në skandal, në një skandal tjetër. Këto zgjedhje kanë një rëndësi të jashtëzakonshme. Sepse krahas njerëzve të qytetëruar, politikanëve, në atë kohe dhe në këtë kohë ka përsëri politikanë me moralin e turpit. Në radhët e PS-së janë disa të tjerë për të cilët nuk është kërkuar asgjë. Ka mundur të ndodhi, sepse ai që ka në dorë të gjitha burimet e informacionit dhe i ka bllokuar ato, duke mos i lënë të ekspozohen. Në ato lista nuk egziston Rrahman Rraja, mbi të cilin, familjen edhe klanin e tij, rëndojnë një numër i konsiderueshëm vrasjesh, plagosjesh, përdhunimesh, plaçkitjesh, dhe trafik drogë në Europë. Është një numër i konsiderueshëm për të cilët nuk është marrë asnjë masë për hetimin e tyre. Ata të cilët janë listue nga PD-ja asnjëri prej tyre nuk është për vrasje, plagojse, etj.

Këtë prag-zgjedhjesh, kemi hapur sondazhin për të parë se ku është mbështetja juaj ndaj partive dhe kandidatëve përkatës. Klikoni këtu për të votuar dhe për të aksesuar statistikat e deritanishme.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit

spot_img